Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërcënoi gjyqtarët për dënimin e nipit vrasës, momenti kur ndalohet nga policia Gjovalin Shkëmbi (VIDEO)
Policia ka ndaluar paraditen e sotme në Shkodër Gjovalin Shkëmbin, xhaxhain e Elvis Shkëmbit – autori i dyshuar për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Ndalimi vjen vetëm pak minuta pasi Shkëmbi kërcënoi publikisht çdo gjyqtar që do të lërë në burg nipin e tij. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Gjovalin Shkëmbi është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Shkodrës dhe po procedohet penalisht për veprën penale të kanosjes, në kuadër të deklaratës së tij kërcënuese ndaj trupës gjykuese. Në një intervistë për mediat lokale, konkretisht për “Shkodra Blog”, Shkëmbi deklaroi haptazi:“Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne.” Ai i referohej ndalimit të nipit...