“Numërim i votave në qendrat e votimit”/ Propozimi i PS për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

“Numërim i votave në qendrat e votimit”/ Propozimi i PS për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

komisioni i ligjeve TIRANË- Partia Socialise ka propozuar që numërimi i votave të bëhet në qendrat e numërimit siç bëhej deri në vitin 2005. Ulsi Manja tha se tani nuk ka më arsye që numërimi të bëhet në KZAZ dhe nëse kryhet në qendrat e votimit edhe rezultati del në kohë rekord, 2 orë pas mbylljes së votimit.  “Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri do të dalë në një kohë rekord jo më shumë se 2 orë pasi mbyllet votimi. Shkaqet që na çuan te parashikimi i Kodit për numërimin e votave në qendra numërimi ka rënë. Ishin shkaqe dhe faktorë të tjerë atëherë...