“Nuk shkohet në Bashki për gallatë”, Deda revoltohet për kandidaturën e Binajt: Kur doja të garoja unë, më thanë se…

“Nuk shkohet në Bashki për gallatë”, Deda revoltohet për kandidaturën e Binajt: Kur doja të garoja unë, më thanë se…

Aktori Julian Deda ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e aktorit tjetër të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy vite më parë, edhe Juli ka qenë kandidat në Primaret e PD, por nuk u zgjodh nga lidershipi. “Thyerje tabush ne PD, e cila ka vendosur te mbeshtese nje aktor humori ne garen per bashkine e Tiranes. Sot po behet fakt, diçka qe para dy vitesh (ne primaret e 2023) ishte e tmerrshme te ndodhte, pikerisht kandidimi i nje aktori humori per kryetar bashkie. Mbaj mend, kur kandidova ne primare, nje funksionar i larte, adult dhe injorant aty, me tha: “nuk do shkojme ne bashki per gallate”. Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente...