Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”/ Tirana zyrtare i përgjigjet Serbisë: Historia nuk mund të shtrembërohet me deklarata politike
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së lëshuar nga Ministria e Jashtme e Serbisë, ku pretendoi për ‘spastrim etnik të serbëve në Kosovë’, duke e cilësuar atë një përpjekje për të shtrembëruar historinë dhe për të hedhur hije mbi të ardhmen e rajonit. Në deklaratën zyrtare, Shqipëria hedh poshtë akuzat ndaj saj dhe Kosovës, duke i quajtur ato të pabaza dhe të mbështetura në një raport të diskredituar ndërkombëtarisht. Tirana zyrtare thekson se paqja dhe pajtimi në rajon nuk ndërtohen me retorikë, por me përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën historike. Reagimi i plotë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës...