Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Elvis Shkambi pret policinë me duar në xhepa: Hajdeni se unë e vr@va
Pamje tronditëse kanë dalë nga vrasja e ndodhur ditën e djeshme brenda gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja. Elvis Shkambi, pasi vrau gjyqtarin doli në ambientet e jashtme të gjykatës, po qëndronte me duar në xhepa dhe gjakftohtë. Pasi forcat e rendit mbërritën në vendin e ngjarjes, ai u thërret vetë policëve dhe u thotë se vrasjen e kreu ai. Menjëherë pas kësaj, forca të shumta policie e arrestojnë atë dhe xhaxhanë e tij.