Vrasja e gjyqtarit/ Bardhi: As mafia në Itali s’guxon të vrasë në sallë gjyqi, Kryeministri i ‘vret’ çdo ditë me fjalë

Vrasja e gjyqtarit/ Bardhi: As mafia në Itali s’guxon të vrasë në sallë gjyqi, Kryeministri i ‘vret’ çdo ditë me fjalë

Ngjarja tronditëse e vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, brenda ambienteve të gjykatës, është kthyer në qendër të debatit në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, ku po raportonte Avokati i Popullit. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër, duke e cilësuar ngjarjen si shembull të degradimit të sigurisë shtetërore dhe drejtësisë në Shqipëri. “As mafia në Itali nuk ka guxuar të vrasë gjyqtarë në sallën e gjyqit. Në Shqipëri kjo ndodh në vitin 2025, dhe reagimi i qeverisë është më skandaloz se vrasja vetë,” – tha Bardhi. Ai akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se me deklaratat e tyre po nxisin klimën e vetëgjyqësisë në vend, duke ndikuar drejtpërdrejt në cenimin e autoritetit...