Zbardhet dëshmia e Elvis Shkëmbit: “E mora vendimin, më kapi një mllef, u çova dhe e qëllova”

Zbardhet dëshmia e Elvis Shkëmbit: “E mora vendimin, më kapi një mllef, u çova dhe e qëllova”

Janë zbardhur detaje te reja nga dëshmia e parë e Elvis Shkëmbit, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe që tronditi opinionin publik. Në deklaratën e dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Elvis Shkëmbi ka rrëfyer se e kishte dëgjuar vetë vendimin e dhënë nga gjyqtari Kalaja dhe më pas ka vepruar nën ndikimin e momentit. “Dëgjova vendimin e gjyqtarit. Armën e kisha me vete, e mbaja gjithmonë me vete dhe… ashtu e mendova për momentin. U ngrita dhe e qëllova. Më kapi një si mllef.” – ka deklaruar ai para hetuesve. Dëshmia e Shkëmbit përforcon pistën e vetëgjyqësisë, që po hetohet nga autoritetet si motivi...