Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Ambasada Britanike: Akt i rëndë, të rritet siguria në gjykata

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Ambasada Britanike: Akt i rëndë, të rritet siguria në gjykata

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Në një deklaratë publikuar në rrjetet sociale, Ambasada Britanike dënon me forcë aktin e rëndë të dhunës, ndërsa u bën thirrje autoriteteve shqiptare për të marrë masa më të forta në mbrojtje të sigurisë së gjyqtarëve dhe institucioneve të drejtësisë. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij,” – thuhet në reagimin e ambasadës. Ambasada thekson se siguria e gjyqtarëve është themel për një sistem drejtësie funksional dhe të pavarur, duke nënvizuar se dhuna ndaj magjistratëve është e papranueshme në...