Nisin hetimet ndaj Izraelit, akuza për pirateri dhe dhunë ndaj aktivistëve italianë të flotiljes për Gazën

Nisin hetimet ndaj Izraelit, akuza për pirateri dhe dhunë ndaj aktivistëve italianë të flotiljes për Gazën

Prokuroria e Romës ka nisur hetimet pas ankesave të disa aktivistëve italianë që u arrestuan nga Izraeli gjatë misionit humanitar drejt Gazës. Sipas tyre, forcat izraelite kanë vepruar në mënyrë të paligjshme duke ndaluar anijet në ujëra ndërkombëtare, ku ndodhej edhe anija italiane “Karma”. Në kallëzime thuhet se anija është sulmuar me ujë nga idrantët, është detyruar të devijojë drejt një porti izraelian dhe më pas të gjithë anëtarët e ekuipazhit, mes tyre edhe deputetë italianë, janë arrestuar dhe dhunuar fizikisht e psikologjikisht gjatë qëndrimit në burg. Avokatët që përfaqësojnë aktivistët e quajnë ngjarjen “akt piraterie dhe rrëmbimi personash” dhe kërkojnë që Italia të hetojë, pasi bëhet fjalë për qytetarë italianë. Ata akuzojnë edhe shtetin italian se nuk i ka mbrojtur, pasi një anije ushtarake...