Vrasja e gjyqtarit/ Ambasada britanike: Dënojmë aktin e rëndë, të merren masa urgjente për sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave

Vrasja e gjyqtarit/ Ambasada britanike: Dënojmë aktin e rëndë, të merren masa urgjente për sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, Astrit Kalaja, të hënën e 6 tetorit. Përmes një reagimi zyrtar në platformën sociale, Facebook, ambasada britanike teksa shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dënuar me forcë aktin e dhunës, bën thirrje për marrjen e masave urgjente. 'Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave’, thuhet në reagimin zyrtar të Ambasadës britanike në Tiranë. Kujtojmë se gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me tre plumba brenda sallës së gjyqit, teksa jepte vendimin kundër autorit të ngjarjes. Të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, babë e birë, të...