Tmerri i 7 Tetorit 2023, Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

Tmerri i 7 Tetorit 2023, Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

GAZA IZRAEL- 7 tetori i vitit 2023 e zuri Izraelin në befasi. Atë ditë, luftëtarët e Hamasit dhe grupe të tjera terroriste çanë kufirin e blinduar të Gazës dhe nisën sulmin në Izrael, duke vrarë rreth 1200 vetë dhe duke pengmarrë 251 të tjerë në territorin e vogël palestinez. Përjetimi i një dobësie të tillë çoi drejt një traume që ndihet ende në Izrael edhe sot.  Një ditë më pas, në 8 tetor 2023, qeveria e Izraelit nisi sulmin në Gazë dhe dy vitet që pasuan ishin të tmerrshme për palestinezët në enklavë. Aksionet e ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë vrarë të paktën 66 mijë vetë – 80% prej të cilëve civilë – dhe kanë plagosur rreth 169 mijë të tjerë, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në...