PAMJET- Me duar në xhepa i afrohet policit, momenti i vetëdorëzimit të Elvis Shkambit: Unë e vrava gjyqtarin

PAMJET- Me duar në xhepa i afrohet policit, momenti i vetëdorëzimit të Elvis Shkambit: Unë e vrava gjyqtarin

autori me duar ne xhepa TIRANË- Kanë dalë pamjet e vetëzorëzimit të Elvis Shkambit, pasi i kishte marrë jetën gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja. Në pamje ai qëndron qetësisht në derën e jashtme të gjykatës, me duar në xhepa, dhe më pas i afrohet një efektivi të policisë, duke i thënë që ai ishte autori i vrasjes së Kalasë. Menjëherë pas këtij momenti, në pamje shihet një numër i madh i efektivëve të policisë, duke hyrë në oborrin e gjykatës, për të bërë më pas dhe prangosjen e 30-vjeçarit. Vetë Shkambi e ka pranuar krimin e rëndë dhe në dëshminë e tij paraprake është shprehur se i kishte ‘ardhur në majë të hundës’ me zvarritjen e sistemit të drejtësisë, për çështjen e pronës.