Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Skema e ligjit të ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet
Ministria e Financave zhvilloi sot një takim konsultativ me grupet e interesit mbi projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”. Takimi u drejtua nga Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, i cili vlerësoi rëndësinë e procesit të konsultimit publik të projektligjit dhe nënvizoi faktin se drafti është hartuar në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e Bankës Botërore, nisur nga përvojat më të mira ndërkombëtare.Ministri Malaj solli në vëmendje ndikimin e madh që pati për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë në tërësi tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2029, me një kosto të drejtpërdrejtë në rreth 7.5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Ndonëse tërmetet janë fatkeqësi natyrore që nuk mund të parashikohen, sipas tij, është e rëndësishme marrja e masave për të reduktuar sa...