Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Mbyllen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, dyfishohen krahasuar me 2024
Më 30 shtator u mbyllën aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Në total numri i aplikimeve arriti gjithsej 801 sipas për 9 masa mbështetëse, të cilat synojnë modernizimin e fermave, rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla theksoi se procesi aktualisht ndodhet në fazën e shqyrtimit administrativ, në përputhje me kriteret dhe afatet e përcaktuara në udhëzimet e skemës, për të siguruar transparencë, korrektësi dhe mbështetje reale për çdo fermer që investon në të ardhmen e bujqësisë shqiptare.“Angazhimi ynë është të garantojmë transparencë, korrektësi dhe mbështetje reale për çdo fermer që ka zgjedhur të investojë në të ardhmen e bujqësisë shqiptare. Interesi i lartë për këtë skemë është dëshmi e besimit në politikat tona...