Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vr*sja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës në Gjykatën e Apelit
Për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Policia e Tiranës ka këqyrur kamerat e sigurisë së Gjykatës së Apelit, duke zbuluar se roja i godinës nuk ka marrë asnjë masë dhe ka neglizhuar protokollin e sigurisë. Sipas policisë, nga kamerat duket qartë se është konstatuar prezenca e metalit në momentin kur autori i ngjarjes, Elvis Shkambi ka kaluar në skaner por Banush Koxhaj nuk ka kryer kontrollin përkatës edhe pse është sinjalizuar me dritën e kuqe. Edhe në dëshminë e tij për hetuesit, roja e sigurisë e ka pranuar faktin që nuk i ka kontrolluar Elsvis dhe Gjon Shkambin teksa futeshin në hollin e gjykatës, duke thënë: “Nuk i bëra kontroll fizik”.