Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit
Policia e Tiranës gjatë kryerjes së veprimeve hetimore për të zbardhur vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka këqyrur kamerat e sigurisë së Gjykatës së Apelit, duke zbuluar se roja i godinës nuk ka marrë asnjë masë dhe ka neglizhuar protokollin e sigurisë. Sipas policisë, nga kamerat duket qartë se është konstatuar prezenca e metalit në momentin kur autori i ngjarjes, Elvis Shkambi ka kaluar në skaner por Banush Koxhaj nuk ka kryer kontrollin përkatës edhe pse është sinjalizuar me dritën e kuqe. “Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat...