Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shembja e shkollës islame në Indonezi/ Konfirmohen 67 viktima, shumica djem adoleshentë
Autoritetet indoneziane kanë përfunduar operacionet e kërkimit në rrënojat e një shkolle islame që u shemb javën e kaluar në provincën Java Lindore, pas nxjerrjes së mbi 60 trupave nga rrënojat. Ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Sidoarjo, ku shembja e strukturës së shkollës “Al Khoziny” gjatë lutjeve të pasdites la dhjetëra viktima, shumica djem adoleshentë. Shkaku kryesor i katastrofës mendohet të ketë qenë dobësia e themeleve dhe ndërtimi pa leje i dy kateve shtesë mbi objektin ekzistues. Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, janë konfirmuar 67 persona të vdekur dhe janë gjetur tetë pjesë trupash që ende po identifikohen nga policia. Ndërkohë, 104 persona janë shpëtuar. “Operacionet për shembjen e ndërtesës ‘Al Khoziny’ janë zyrtarisht të mbyllura,” deklaroi kreu i ekipit të kërkim-shpëtimit, Mohammad...