Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Falling Angels”, “Radian40°” dhe “Troy Game” në premierën “PULS” interpretuar nga trupa e baletit në TKOB
Nga Julia Vrapi Premiera “PULS” vjen me tre vepra, të koreografëve të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë. Tre veprat që janë pjesë e premierës “PULS” do të vijnë në skenën me interpretim nga trupa e baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për dy mbrëmje me radhë. Premiera “PULS” me tre vepra brenda një nate vjen në skenë në kuadër të “International Dance Festival of Tirana”, që këtë vit që shënon edicionin e katërt. Festivali këtë tetor vjen me një program të pasur që bashkon figura të njohura të dancit bashkëkohor dhe një brez të ri koreografësh, duke vendosur gjuhë të ndryshme artistike krah njëra-tjetrës. Në kuadër të edicionit të 4-t të IDFT, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit bashkë-producent i festivalit prezanton këtë edicion...