Tentohet vrasja e Bashar al Assad/ Ish-presidenti sirian dyshohet se është helmuar në Moskë

Tentohet vrasja e Bashar al Assad/ Ish-presidenti sirian dyshohet se është helmuar në Moskë

Bashar al-Assad MOSKË- I vendosur në mërgim në Rusi që nga rënia e regjimit të tij dhjetorin e kaluar, ish-presidenti sirian Bashar al-Assad u shtrua në gjendje kritike në një spital pranë Moskës. Sipas OJQ-së siriane OSDH, thuhet se ai është helmuar. Gjendja e tij tani është e qëndrueshme. Ish-presidenti sirian Bashar al-Assad u shtrua në spital për rreth dhjetë ditë pasi u helmua, zbuloi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR). I mërguar në Rusi që nga dhjetori i kaluar dhe rënia e regjimit të tij, ai u dërgua në "gjendje kritike në kujdes intensiv" në një spital pranë Moskës më 20 shtator. Ish-diktatori, me nofkën "kasapi i Damaskut ", u lirua të hënën, më 29 shtator. "Ende nuk e dimë se kush e helmoi Bashar al-Asadin, por kemi mësuar...