Dy vite nga sulmet e 7 Tetorit: Gaza në rrënoja, 67,000 të vrarë dhe shpresa për marrëveshje paqeje mes Hamasit dhe Izraelit

Dy vite nga sulmet e 7 Tetorit: Gaza në rrënoja, 67,000 të vrarë dhe shpresa për marrëveshje paqeje mes Hamasit dhe Izraelit

Dy vjet pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, i cili vrau 1,200 persona dhe shënoi fillimin e një prej luftërave më shkatërruese të shekullit të 21-të, Gaza mbetet në rrënoja dhe Izraeli po përpiqet të rindërtojë kohezionin e tij të brendshëm. Negociatat e reja nën kujdesin e Egjiptit , Katarit dhe Shteteve të Bashkuara që filluan dje në Sharm el-Sheikh po përpiqen t’i japin fund një lufte që ka marrë dhjetëra mijëra jetë. Ishte 7 tetori 2023 kur terroristët e Hamasit pushtuan Izraelin nga Rripi i Gazës dhe sulmuan pjesëmarrësit në festivalin muzikor “Supernova” . Sulmi vrau rreth 1,200 persona, kryesisht civilë, ndërsa 251 u rrëmbyen dhe u çuan në Gaza. Një ditë më vonë, filloi kundërsulmi izraelit, me granatime të vazhdueshme dhe një...