Tomahawk për Ukrainën? Trump: Pothuajse kam vendosur por dua të di si do i përdorin

Tomahawk për Ukrainën? Trump: Pothuajse kam vendosur por dua të di si do i përdorin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se pothuajse ka marrë vendimin për të transferuar raketat Tomahawk me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. “Tashmë e kam vendosur, pak a shumë,” u shpreh Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, duke shtuar se para se të finalizojë vendimin, dëshiron të kuptojë se si do të përdoren këto armë: “Mendoj se dua të zbuloj se çfarë po bëjnë me to. E dini, ku po i dërgojnë. Mendoj se duhet ta bëj këtë pyetje.”, tha Trump. Trump theksoi se qëllimi i tij është të shmangë përshkallëzimin e konfliktit dhe përsëriti se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës “nuk duhej të kishte filluar kurrë”, duke e përshkruar si pasojë të “vendimeve të këqija” nga të dyja palët. Sipas tij,...