Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Haaland po thyen rekord mbas rekordi. Çfarë i mungon ende? Vetëm goli në “Anfield”
Gara për “Këpucën e Artë” sapo ka nisur, por tashmë është ndezur. Rivaliteti mes Harry Kane (11 gola në kampionat), Kylian Mbappé (9) dhe Erling Haaland (9) premton emocione të forta. “Nuk jam ndier kurrë më mirë se tani. Po, mund të thuhet se jam në momentin më të mirë të karrierës sime”, – deklaroi sulmuesi norvegjez pas golit të fitores ndaj Brentford. Haaland po thyen rekorde me ritmin e tij. Sipas “Opta”, ai ka shënuar 15 gola këtë sezon, duke përfshirë edhe Botërorin e Klubeve, 9 më shumë se çdo lojtar tjetër në Premier League. Madje, ai ka realizuar më shumë gola se 12 ekipe të tëra të Premier League. Në total, duke llogaritur ndeshjet me klubin dhe kombëtaren, por pa përfshirë Botërorin e Klubeve,...