Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Besimi i qytetarëve është pasuria më e madhe’/ Haçkaj mbështet Binajn: I uroj suksese mikut tim në garën për Bashkinë e Tiranës
Florian Haçkaj, bashkë-president i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas procesit të nominimit për kandidatin e opozitës në Bashkinë e Tiranës. Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve që e kanë propozuar si kandidat të mundshëm, duke theksuar se ky besim përbën “pasurinë më të madhe në jetëshkrimin e një njeriu që lufton për vlerat”. Në postimin e tij, ai u ndal edhe tek vendimi për të përfaqësuar opozitën me kandidaturën e aktorit Florjan Binaj, të cilin e cilësoi “mik dhe bashkëluftëtar në betejën për votën e diasporës”, duke i uruar suksese dhe mbështetje të plotë në garën për Tiranën. Haçkaj shtoi se angazhimi i tij për qytetin dhe për Shqipërinë nuk lidhet...