Putin dhe Netanyahu bisedë telefonike për planin e paqes në Gaza dhe situatën në Lindjen e Mesme

Putin dhe Netanyahu bisedë telefonike për planin e paqes në Gaza dhe situatën në Lindjen e Mesme

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, përfshirë planin amerikan të propozuar nga ish-presidenti Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, ishin në fokusin e një bisede telefonike të zhvilluar mbrëmjen e sotme midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Lajmi u bë i ditur nga Kremlini, i cili njoftoi se të dy udhëheqësit shkëmbyen qëndrime mbi përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit izraelito-palestinez dhe theksuan rëndësinë e rifillimit të dialogut diplomatik. Gjithashtu, Putin dhe Netanyahu shprehën interes për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për programin bërthamor të Iranit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe marrëveshjet e mëparshme. Në bisedë u diskutua edhe nevoja për të stabilizuar situatën në Siri, duke theksuar rëndësinë e koordinimit...