Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

Nga Lutfi Dervishi Ka ngjarje që e tejkalojnë tronditjen e momentit dhe kthehen në pasqyrë të realitetit. Vrasja brenda ambienteve të një gjykate nuk është thjesht një akt kriminal, është një sinjal alarmi për “shtetin ligjor”, që nuk arrin të garantojë as sigurinë e gjyqtarëve. Në vend që të ofronte qartësi, përgjegjësi dhe transparencë, reagimi zyrtar zgjodhi një rrugë tjetër: një përzierje hipokrite ngushëllimesh, mohimesh, lapsusesh dhe propagande. Ministrja e Brendshme deklaroi se “policia nuk ka përgjegjësi për kontrollin dhe sigurinë e godinave të gjykatave”. Të gjithë e dinë dhe ministrja duhet ta dijë më mirë se kushdo, se kompanitë private të sigurisë licensohen, certifikohen, trajnohen, monitorohen dhe vlerësohen nga Policia e Shtetit. Është njësoj si të thuash se mjeku nuk mban përgjegjësi për pacientin...