“Gjon Shkambi është nga Dukagjini, kërkon të na zaptojë pronën”, trondit banori: Pse u vra gjykatësi

“Gjon Shkambi është nga Dukagjini, kërkon të na zaptojë pronën”, trondit banori: Pse u vra gjykatësi

Gjok Martini, një nga familjarët që ishte në gjyq me Gjon Shkamin për pronësinë e objektit në Shkodër, ka rrëfyer në Off The Record të gjithë kalvarin e përballjes së 30-familjeve në dyert e gjykatave. Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Shkodra i moshuar rrëfen se në momentin që do të privatizonin shtëpinë ka mësuar se atë e kishte privatizuar Shkëmbi, duke fajësuar për këtë gjë ish-kreun e bashkisë së asaj kohe, Lorenc Luka. “Në kemi hyrë në 1992 në godinë me vendim të bashkisë. Me aktmarrëveshje dhe dokumentet që na i dha bashkia. I përfituam si të pastrehë. Konflikti ka nis në 2011 dhe një muaj para se ta privatizonim na thanë e privatizoi Gjon Shkëmbi. Hapëm gjyqin dhe të pesta na u bllokuan...