Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kemi nisur hetimet për ngjarjen”, Prokuroria e Përgjithshme: Të forcohet siguria e magjistratëve
Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë. Në një deklaratë për mediat, thuhet se Prokuroria e Përgjithshme e cilëson këtë akt si një ngjarje tejet të rëndë, e cila përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj funksionimit të shtetit ligjor dhe rendit demokratik. “Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë...