Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dorëhiqet kryeministri i Francës, Macron i jep dy ditë kohë që të shpëtojë Qeverinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i dha kryeministrit Sebastien Lecornu, dy ditë kohë që të shpëtojë ekzekutivin, pasi kryeministri dha dorëheqje më pak se një muaj pasi mori këtë detyrë. Më herët gjatë së hënës, Lecornu dha dorëheqje 14 orë pasi emëroi Qeverinë e tij dhe pritej që pasdite të mbante mbledhjen e parë të kabinetit. Më pas, Macron mbajti bisedime me Lecornu në mbrëmje dhe i dha dy ditë kohë që të arrijë një plan për “stabilitetin” e shtetit, tha Zyra e Macronit. Një zyrtar presidencial, që kërkoi të mos identifikohej, tha se Macron i ka ngarkuar Lecornun “të zhvillojë negociatat përfundimtare deri të mërkurën në mbrëmje për të përcaktuar një platformë veprimi dhe stabiliteti për vendin”. Lecornu shtoi në platformën X se “kam...