Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rezultatet paraprake tregojnë përfaqësim të ulët të grave dhe pakicave në Parlamentin sirian
Siria ka publikuar rezultatet paraprake të votimeve indirekte për Parlamentin e parë që nga rrëzimi nga pushteti i Bashar al-Assadit vitin e kaluar. Zyrtarët zgjedhorë pranuan më 6 tetor se gratë dhe pakicat fetare kanë pasur një shkallë të ulët të suksesit. Në votimet e së dielës, rreth 6 mijë anëtarë të kolegjeve zgjedhore rajonale zgjodhën kandidatë nga listat e miratuara paraprakisht si pjesë e procesit të formimit të gati dy të tretave të Parlamentit të ri prej 210 ulësesh. Presidenti i përkohshëm, Ahmed al-Sharaa, më vonë do të zgjedhë një të tretën e anëtarëve të mbetur. Në ditët para votimit, analistët dhe disa sirianë shprehën shqetësime se procesi është i centralizuar shumë dhe pezullimi i mbajtjes së zgjedhjeve në zonat jashtë kontrollit të Qeverisë...