Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit, reagon Gjykata e Apelit: Të merren masa për rritjen e sigurisë!
gjykata e apelit-pamje nga vendngjarja dhe astrit kalaja (viktima) TIRANË- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka reaguar pas vrasjes në së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, brenda ambienteve të kësaj gjykate. Në reagimin zyrtar, Gjykata e Apelit e cilëson këtë ngjarje të rëndë si një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë. Apeli kërkon forcimin e masave të sigurisë në ambientet gjyqësore, ndërsa thekson se drejtësia nuk do të trembet. REAGIMI I PLOTË Sot gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykimit. Kjo ngjarje e rëndë është një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë. Në emër të kolegëve gjyqtarë dhe të gjithë trupës gjyqësore, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen...