Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Shteti sot ra”/ Gjin Gjoni kërkon urgjentisht dorëheqjen e 2 ministrave pas vrasjes së gjykatësit
                            Deputeti demokrat Gjin Gjon kërkoi dorëheqjen e dy ministrave pas ngjarjes së rëndë në gjykatën e Apelit ku u vra në krye të detyrës një gjyqtar. Sipas Gjonit sot është një ditë e rëndë për vendin që tregon se shteti ka rënë. “Shteti ka rënë sot. Goditja ka ndodhur sot. Nga pikëpamja e dytë them që ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Mbrojtja është me policë. Ka policë në gjykatë. Ju mendon se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka luftuar krimin? Më mirë nga SPAK. SPAK sot dy elementë që ka sot është lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe shitblerja e votës”, u shpreh Gjin Gjoni.