Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Produktet ‘Made in Albania’, ja cilat shtete i kërkojnë më së shumti
Produktet bujqësore shqiptare po gjejnë gjithnjë e më shumë treg në arenën ndërkombëtare, në varësi të kërkesave specifike të çdo shteti dhe standardeve që ato duhet të plotësojnë. Gjatë periudhës janar–gusht 2025, produktet më të eksportuara kanë qenë bostanorët (pjepër dhe shalqi), domatet, trangujt, zarzavatet dhe kërpudhat. Tregjet kryesore Sipas të dhënave zyrtare, shtetet që kanë kërkesën më të lartë për këto produkte janë: Kosova, që mbetet tregu më i madh për produktet “Made in Albania”. Vetëm për bostanorët, janë eksportuar rreth 21.4 mijë ton. Serbia, që vjen menjëherë pas saj me 11.3 mijë ton bostanorë dhe është gjithashtu destinacioni kryesor për domatet (rreth 11.7 mijë ton, me vlerë afro 10 milionë euro). Çekia, Bosnje-Hercegovina dhe Bullgaria janë tregje të tjera të rëndësishme për eksportet shqiptare të bostanoreve. Trangujt shiten kryesisht në Serbi, me afro 5.6 mijë ton të eksportuar, ndërsa zarzavatet e tjera gjejnë tregun kryesor në Kosovë,...