Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
FOTO/ Ky është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Elvis Shkëmbi, i cili ditën e sotme vrau në sallën e gjyqit, gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi palën kundërshtare Rakip dhe Ervis Kurtaj (babë e bir), menjëherë pas shpalljes së vendimit, ku ishin në proces gjyqësor për pronën. 30-vjeçari ka qëlluar 3 herë mbi gjyqtarin Kalaja, ku dy nga plumbat e kapën në gjoks dhe një tjetër në bark, ndërsa Rakip Kurtaj u plagoës në kraharor dhe në këmbë, ndërsa Ervisi mori një plumb në dorë. Pas aktit, 30-vjeçari dorëzoi armën dhe deklaroi se e vrau gjyqtarin pasi kishte dhënë një vendim kundër.