Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon SPAK: Dënojmë me forcë aktin, solidaritet me punonjësit e sistemit të drejtësisë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Prmes një postimi në rrjetet sociale SPAK dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja. SPAK thekson se në këtë moment shpreh solidaritet me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha në kryerjen e detyrës. Reagimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët,...