Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Albana Koçiu: Në bazë të ligjit Policia e Shtetit nuk ka asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykatë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reagaur aps ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën ditën e sotme, ku pas një sulmi me armë në Gjykatën e Apelit, mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kala si dhe mbetën të plagosur babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj,. Në reagimin e saj Koçiu i shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit Kalaja. Ndërsa thekson se Policia e Shtetit në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave-kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Reagimi i Koçiut: Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës. Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune...