Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Më është bërë padrejtësi!”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtarit
Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, ka mësuar se Elvis Shkëmbi, para policisë, ka pranuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe ka deklaruar se e vrau gjyqtarin sepse po humbte një çështje për pronat që po e shqyrtonte gjyqtari Astrit Kalaja. Ai pretendonte se i kishte dokumentet e rregullta për pronën dhe se po i bëhej padrejtësi. Ndërkohë, gazetari i A2 CNN, Senad Nikshiqi, raporton se Elvis Shkëmbi ka pasur pretendime për një pronë. “Ai ka pretendime rreth një prone, për të cilën ka paraqitur edhe disa dokumente. Ndërsa familjarët që janë futur aty pas fiteve 90 kanë pretenduar të kundërtën. Është një konflikt që vijon prej vitesh”. Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të plagosur edhe dy qytetarë të tjetër, babë e bir. Njëri...