Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Vrau gjyqtarin dhe armën ia dorëzoi rojes, detaje nga krimi në Apel
                            Të tjera detaje bëhen me dije nga atentati që i mori jetën këtë të hënë, 6 tetor, gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë. Dy persona të tjerë, babë e bir dhe palë në një proces gjyqësor, u plagosën gjithashtu në ngjarjen e ndodhur rreth orës 15:40. Gazetari Besar Bajraktaraj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, tha se autori i vrasjes Elvis Shkëmbi ishte vetëdorëzuar në polici menjëherë pas ngjarjes, por para se të largohej nga gjykata dhe të vetëdorëzohej e kishte lënë armën e krimit tek një punonjës i sigurisë. “Ka qenë duke u zhvilluar seanca gjyqësore, ku autori i kësaj ngjarjeje ka qenë bashkë me babanë, palë e tretë, ka patur edhe palë të tjera që nuk kanë qenë...