Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tre alpinistë kroatë humbin jetën nga orteku
Shërbimi i shpëtimit malor i Sllovenisë tha se tre alpinistë nga Kroacia kanë vdekur pasi u rrëmbyen nga një ortek. Tre alpinistë nga Kroacia humbën jetën kur u rrëmbyen nga një ortek në Slloveni gjatë fundjavës, thanë të hënën zyrtarët e shpëtimit. Të tre u zhdukën të dielën kur një ortek i nxori nga një shteg në malin Tosc në Slloveninë veriperëndimore. Ata ishin pjesë e një grupi prej shtatë alpinistësh nga Kroacia, por u ndanë nga grupi për të ecur përpara në mal, i cili ndodhet në një lartësi mbidetare prej 2.275 metrash. Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç, shprehu ngushëllimet e tij familjeve, të afërmve dhe miqve të tre alpinistëve që humbën jetën në Alpet Juliane. “Është një tragjedi e madhe. Tre të...