28 vepra fituese dhe 23 kompozitorë në festivalin “Netët e Muzikës Shqiptare”

28 vepra fituese dhe 23 kompozitorë në festivalin “Netët e Muzikës Shqiptare”

Me 28 vepra fituese dhe 23 kompozitorë, Konkursi Kombëtar i Krijimtarisë Muzikore “Tish Daija” është përmbyllur me sukses, ndërsa është çelur festivali “Netët e Muzikës Shqiptare”, që synon t’i japë zë krijimtarisë së re muzikore shqiptare. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga takimi i mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku së bashku me kompozitorë, artistë, përfaqësues të medias dhe dashamirës të muzikës, u shënua përmbyllja e konkursit dhe çelja e festivalit. “Një takim i mbushur me diskutime, vlerësime dhe emocione, që dëshmoi potencialin e krijimtarisë sonë muzikore dhe rëndësinë e mbështetjes së talenteve të reja”, ka shkruar Gonxhja në postimin e tij. Ai ka vënë në pah edhe...