Tre shkencëtare fitojnë Çmimin Nobel në mjekësi

Tre shkencëtare fitojnë Çmimin Nobel në mjekësi

Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi fituan sot Çmimin Nobel në Mjekësi për zbulimet e tyre mbi tolerancën periferike të sistemit imunitar, sipas AP. Toleranca periferike e sistemit imunitar është një mënyrë me anë të së cilës trupi ndihmon që sistemi imunitar të mos reagojë në mënyrë të gabuar dhe të sulmojë indet e veta në vend të armikut të huaj. Ky është çmimi i parë nga shpalljet e Çmimeve Nobel për vitin 2025 dhe u njoftua nga një panel në Institutin Karolinska në Stockholm. Viti i kaluar, çmimin e ndanë amerikanët Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e microRNA-së, pjesëza të vogla të materialit gjenetik që veprojnë si “ndezëse dhe fikëse” brenda qelizave dhe ndihmojnë në kontrollin e funksioneve të tyre....