‘Kërcënon’ Merz: Nëse Izraeli përjashtohet nga Eurovizioni, Gjermania del nga gara

‘Kërcënon’ Merz: Nëse Izraeli përjashtohet nga Eurovizioni, Gjermania del nga gara

Mes diskutimeve të shumta që ka ngjallur kjo çështje, dhe trysnisë që po bëhet për përjashtimin e Izraelit nga Eurovisioni për shkak të konfliktit në Gaza, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se nëse kjo gjë ndodh, Gjermania duhet të tërhiqet nga gara vjetore e këngës. I pyetur në një intervistë për transmetuesin publik ARD nëse Berlini duhet të heqë dorë vullnetarisht nga pjesëmarrja, Merz tha: “Do ta mbështesja një hap të tillë. Mendoj se është skandal që kjo gjë madje edhe po diskutohet. Izraeli e ka vendin atje”. Show muzikor përfshin vende nga Europa, por edhe më gjerë, ku secili shtet paraqet një këngë për të garuar për titullin, që më pas përcaktohet në bazë të vlerësimit të bërë si nga juria kombëtare, ashtu edhe...