Presidenti Begaj bën bashkë në Tiranë liderët e rajonit në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit

Presidenti Begaj bën bashkë në Tiranë liderët e rajonit në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti sot në Shqipëri krerët e shteteve të vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijunit, një nismë e rëndësishme rajonale që synon nxitjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Samiti i mbajtur në Tiranë mblodhi në një tryezë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, Zheljko Komšić dhe Željka Cvijanović, si dhe bashkëkryesuesit e Procesit, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç. Në qendër të diskutimeve ishin temat e integrimit evropian, Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal, roli i të...