“Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030”, Spiropali: Po forcojmë rrjetin e atasheve ekonomikë

“Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030”, Spiropali: Po forcojmë rrjetin e atasheve ekonomikë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vuri në dukje rëndësinë strategjike që diplomacia ekonomike zë në agjendën e Shqipërisë për vitet në vijim, duke e cilësuar atë si një nga prioritetet kryesore në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”. Në një takim me nëpunësit e shërbimit të jashtëm, të cilët po marrin pjesë në trajnimin për Diplomacinë Ekonomike, Spiropali theksoi se përgatitja profesionale dhe praktike e kësaj trupe është thelbësore për promovimin e profilit ekonomik të vendit. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Reinout Caspar Vos. “Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030 Me hyrjen në zyrë mëngjesin e sotëm, përshëndeta nëpunësit e shërbimit të jashtëm të Shqipërisë, që po marrin pjesë në trajnimin e Diplomacisë...