Opozita kërkon shkarkimin e Peleshit, Këshilli për Legjislacionin nis shqyrtimin e kërkesës së 36 deputetëve të PD

Opozita kërkon shkarkimin e Peleshit, Këshilli për Legjislacionin nis shqyrtimin e kërkesës së 36 deputetëve të PD

Në Këshillin për Legjislacionin nisi shqyrtimi një kërkese të 36 deputetësh të PD për shkarkimin e Niko Pelshit si kryetar i kuvendit. Anëtarët e opozitës ngulmuan që kjo seancë konstituive të ishte hapur nga kryetari kuvendit Niko Peleshi. Ndërsa anëtarët e maxhorancës u shprehën se Niko Peleshi nuk mund të vinte pasi ka konflikt interesi për aq kohë sa pika e dytë e rendit të ditës ishte kërkesa për shkarkimin e tij. “Fatkeqësisht ka kryer veprime aktive kundra kushtetutës dhe rregullores. Njëanshmëri politike. Po i mohohet konsensusi opozitës. Në seancën e datës 16, për fat të keq se është vullneti kryetarit të grupit që dikton punët e seancave”, thotë Ivi Kaso. Ndërkohë, Damian Gjiknuri thotë: “Nëse prishet rendi seanca prishet. Kjo është shumë serioze. Është normale...