30- vjeçari u paraqit i plagosur në spitalin e Shkodrës, arrestohet pasi tentoi vetëvrasjen me automatik

30- vjeçari u paraqit i plagosur në spitalin e Shkodrës, arrestohet pasi tentoi vetëvrasjen me automatik

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për shtetasin A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri, bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 30-vjeçarin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Dyshohet se posedonte pa leje 1 pushkë pneumatike sportive, 12 kapsolla detonatorë, municion luftarak dhe armën e zjarrit automatik me të cilën tentoi të vetëvritej, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shtetasi A. L. po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut...