Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vuçiç nga Durrësi: Serbia do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm i BE-së
Në qytetin e Durrësit ka nisur punimet Samiti i Procesit Brdo-Brijuni, në të cilin krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë dhe Sllovenisë do të diskutojnë forcimin e perspektivës evropiane të të gjithë rajonit dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, por edhe forcimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha përmes një postimi në Instagram se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve për të siguruar që zgjerimi i BE-së të mbetet një nga prioritetet dhe jo një temë dytësore, edhe pse sipas tij vendin e presin sfida të shumta. “Pres që Procesi Brdo-Brijuni të sjellë përfundime të qarta, sepse vetëm ndershmëria dhe qëndrueshmëria në qasjen e të gjitha palëve do t’i sjellin procesit qëndrueshmëri të përhershme...