Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Agron Duka në linjë me Sali Berishën, Partia Agrare mbështet kandidaturën e Florjan Binaj
Partia Agrare Ambientaliste e politikanit Agron Duka, rreshtohet zyrtarisht në një linjë me partinë më të madhe dhe drejtuese të koalicionit opozitar, Partinë Demokratike, duke mbështetur kandidaturën e aktorit Florjan Binaj për Tiranën. “Zoti Binaj përfaqëson një profil qytetar dhe intelektual aktiv, i angazhuar në mbrojtjen e interesit publik, të mjedisit dhe cilësisë së jetesës”, thuhet në deklaratë. Partia Agrare Ambientaliste e sheh pjesëmarrjen e tij si një alternativë ndryshe, që sjell frymë bashkëpunimi dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve. Ky reagim vjen vetëm pak orë pasi lideri demokrat Sali Berisha njoftoi zyrtarisht se PD mbështeste emrin e Binaj. “Ne besojmë se bashkimi i forcave opozitare rreth figurave me integritet dhe përgjegjësi është rruga e duhur për të rikthyer besimin e qytetarëve në politikë dhe administrim...