Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në aksin Qukës-Golic/ Drejtuesi braktis mjetin, raportohen 3 të plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qukës-Golic, ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Policia ka nisur procedimin penal nda dy drejtuesve të mjetit 34-vjeçarin F.K dhe 37-vjeçarit L.Ç. Sipas burimeve, 37-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit dhe më pas është paraqitur në komisariat. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Tre të plagosurit janë nën kujdesin shëndetësor, jashtë rrezikut për jetën.