Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza e “La Repubblica”/ Dorëheqja e kryeministrit Lecornu, Macron përballë tri zgjedhjeve të vështira
Vetëm disa orë pas emërimit të qeverisë së tij, Sébastien Lecornu ka dorëzuar dorëheqjen te Presidenti Emmanuel Macron, i cili e ka pranuar menjëherë. Ky zhvillim i papritur ka hapur një krizë të re politike në Francë. Lista e re e ekzekutivit ishte shpallur mbrëmjen e kaluar, ndërsa mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave ishte planifikuar për më 6 tetor. Lecornu, 39 vjeç, ish-ministër i Mbrojtjes, ishte emëruar më 9 shtator 2025, pas rrëzimit të François Bayrou, dhe kishte nisur një raund konsultimesh për të arritur një kompromis parlamentar. Me socialistët, mungesa e gatishmërisë për të rihapur çështjen e reformës së pensioneve dhe taksës mbi pasurinë e pengoi arritjen e një marrëveshjeje. Nga ana tjetër, republikanët e djathtë ishin thellësisht të përçarë dhe nuk...