U rrëzua në lumin e Vjosës, humb jetën 62-vjeçari nga Këlcyra

U rrëzua në lumin e Vjosës, humb jetën 62-vjeçari nga Këlcyra

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Këlcyrës, ku një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lumin Vjosa. Uniformat blu njoftuan se trupi i pajetë i shtetasit G. L., banues në Këlcyrë, është zbuluar ditën e djeshme. Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, dyshohet se viktima është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në lumë, çka ka sjellë humbjen e jetës së tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është gjetur pa shenja jete, në lumin Vjosa, shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Këlcyrë. Nga veprimet e para hetimore dyshuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia. Top Channel